Inzaghi do ta refuzojë Liverpoolin për të qëndruar te Interi - NACIONALE

Inzaghi do ta refuzojë Liverpoolin për të qëndruar te Interi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mediumi i madh italian, La Gazzetta dello Sport ka konfirmuar se drejtuesit e Liverpoolit çdoherë e më shumë po kthejnë sytë te Simone Inzaghi i Interit, por 47-vjeçari nuk është i gatshëm të largohet nga San Siro, për arsye personale dhe profesionale.

Gazzetta dello Sport konfirmon se Liverpool po konsideron Simone Inzaghin si zëvendësues të mundshëm të Jurgen Klopp sezonin e ardhshëm.

Interi i Inzaghit po dominon Serinë A këtë sezon duke shijuar një epërsi prej 15 pikësh ndaj Juventusit në krye të tabelës, teksa është ende në garë në Ligë të Kampionëve dhe ka fituar tashmë Superkupën e Italisë.

Inzaghi: 'The perfect performance, we've won an important trophy' | Inter.it

Inzaghi ka fituar pesë trofe gjatë periudhës së tij dyvjeçare e gjysmë në Stadio Meazza, kështu që interesimi i Liverpool për ish-sulmuesin italian nuk është befasues. Gazzetta raporton se rezultatet dhe stili i lojës së Interit i kanë tërhequr të kuqtë, por Inzaghi nuk dëshiron të largohet nga zikaltrit në fund të sezonit.

Kontrata e tij skadon në vitin 2025, por Interi pritet t'i ofrojë atij një marrëveshje të re dyvjeçare në fund të sezonit. Sipas Gazzetta, Inzaghi është i vetëdijshëm se projekti afatgjatë i klubit do t'i lejojë atij të fitojë më shumë trofe në të ardhmen e afërt.

Champions League qualification key to Inzaghi staying at Inter

Interi ka siguruar tashmë marrëveshje për të nënshkruar Mehdi Taremin dhe Piotr Zielinski falas në qershor, me Inzaghin dhe familjen e tij që janë të lumtur me jeten në Milano. Ndaj Liverpool do të detyrohet të kërkojë diku tjetër zëvendësuesin e Klopp, ku emra si Roberto De Zerbi janë në listë.

Lajme të ngjashme