Interi synon ta ‘rrëmbejë’ yllin e Romës - NACIONALE

Interi synon ta ‘rrëmbejë’ yllin e Romës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Interi shihet si favoriti për të nënshkruar me mesfushorin e Romës Lorenzo Pellegrini.

E ardhmja e Pellegrinit është në dyshime të mëdha shkaku që 28-vjeçari nuk është i lumtur me mënyrën si po funksionon klubi italian, që kanë zëvendësuar tre trajnerë në vetëm tre muaj.

Edhe më rëndë u bë situata me ardhjen e Claudio Ranierit, i cili e ka lënë në bankë rezervë si dhe publikisht ka konfirmuar se një rinovim për Pellegrinin ka gjasa të mos ndodhë.

Kontrata e Pellegrinit skadon më 2026 dhe “Corriere della Sera” raporton se Interi aktualisht është favoriti për të nënshkruar me italianin, që e vlerësojnë si profil adekuat për sistemin e Simeone Inzaghit.

Roma nuk është e hapur për ta shitur në janar mirëpo situata mund të ndryshojë në verë, vetëm që të mos e lejojnë t’iu ikë falas në vitin 2026.

Pellegrini ka zhvilluar 19 paraqitje për Romën në të gjitha kompeticionet këtë sezon, megjithatë nuk ka bërë shumë kontribute në aspektin ofansiv, duke regjistruar vetëm një gol e dy asistime.

Lajme të ngjashme