Interi rinovon me tre yje të skuadrës, në pritje të Lautaro Martinez
Interi sot ka pasur ditë të zënë në zyret e saj, ku janë njoftuar rinovimet e tre yjeve të skuadrës. Bëhet fjalë për Federico DiMarco, Matteo Darmian dhe Henrikh Mkhitaryan, ndërsa janë në pritje të Lautaro Martinez, që shumë shpejt pritet ta zgjasë qëndrimin e tij në Milano.
Të drejtuarit e Simone Inzaghit dje bën një hap fals, duke barazuar 1:1 me Genoan, por që do ta mbajnë kreun e tabelës për vitin 2023.
Pas një nate jo të mirë të kaluar dje për tifozët zikaltër, sot për ata ishte festë.
Njoftimi i parë erdhi për Federico Dimarco, futbollist i rritur në akademinë e Interit, që po shkëlqen në dy sezonet e fundit.
Kjo bëri që drejtuesit të ofrojnë një marrëveshje të re për të. Ai tani ka nënshkruar deri në verën e vitit 2027.
Nuk vonoi shumë konfirimi i radhës. Matteo Darmian, një nga futbollistët që angazhohet më së shumti në fushë, i gatshëm të jap atomin e fundit për skuadrën, nënshkroi kontratën e re, që do ta mbajë atë deri në vitin 2025 në Guiseppe Meazza.
Teksa krejt në fund, një orë më parë, Interi arriti marrëveshje me Mkhitaryan. Armeni që përkundër moshës, erdhi me shumë polemika por po tregon veten e tij duke zënë vend në formacionin e parë dhe duke qenë lojtar kyç në mesfushë.
Ai ka heshtur të gjithë kritikët me paraqitjet e tij dhe Interi e ka shpërbyler me kontratë të re. Qëndrimi i tij në Milano zgjatet për tre vite. Pra ai do të qëndrojë deri në verën e vitit 2026 me zikaltrit.
Lajmi i madh që shumë e prisnin sot, mund të vonojë paksa. Lautaro Martinez është pajtuar me kushtet, por njoftimi ende nuk ka ardhur. Ylli argjentinas që ka qenë bartësi i Interit të këtij sezoni, do të nënshkruajë marrëveshje afatgjate me Interin për tre vite me fitime që pritet të shkojnë mbi 6.5 milionë euro në vit.