Interi po e 'shkatërron' Veronën pas 45 minutave të parë, ia shënon pesë gola
Interi ka zhvilluar një pjesë të parë të jashtëzakonshme në udhëtim te Verona, ndonëse janë me mungesë të kapitenit, Lautaro Martinez.
Serinë e golave e hapi Joaquin Correa, i cili shënoi për 1:0 pas një aksioni shumë të bukur nga zikaltrit.
🚨🇮🇹 GOAL | Hellas Verona 0-1 Inter | Joaquin Correa
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) November 23, 2024
JOAQUIN CORREA OPENS THE SCORING FOR INTER!pic.twitter.com/3lBcLWmnBG
Marcus Thuram e dyfishoi epërsinë në minutën e 17-të, me Correan që kësaj radhe asistoi.
🚨🇮🇹 GOAL | Hellas Verona 0-2 Inter | Marcus Thuram
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) November 23, 2024
MARCUS THURAM DOUBLES THE LEAD FOR INTER!pic.twitter.com/bOhdlFTd98
Ylli francez e shënoi golin e tij të dytë personal në këtë ndeshje vetëm pesë minuta më vonë, kur u shërbye nga Bastoni, për rezultatin 3:0.
🚨🇮🇹 GOAL | Hellas Verona 0-3 Inter | Marcus Thuram
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) November 23, 2024
MARCUS THURAM HAS MADE IT THREE!pic.twitter.com/raHf0Gv5Nt
Kristjan Asllani u përfshi në golin e radhës të Interit, duke asistuar për Stefan de Vrij, me qendërmbrojtësin holandez që shënoi në stilin e sulmuesit për 4:0 në minutën e 31-të.
Yann Bisseck e fundosi Veronën në minutën e 41-të, duke realizuar për 5:0 pas asistimit të Correas.
🚨🇮🇹 GOAL | Hellas Verona 0-5 Inter | Yann Bisseck
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) November 23, 2024
YANN BISSECK MAKES IT FIVE!pic.twitter.com/0ZaxOBNmZh