Interi pa dy yje kundër Juventusit - NACIONALE

Interi pa dy yje kundër Juventusit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Interi do të duhet t’ia dalë pa shërbimet e mesfushorit Hakan Calhangolu dhe mbrojtësit Francesco Acerbi kundër Juventusit, raporton “Sky Italia”.

Calhangolu dhe Acerbi, të dy pësuan lëndime muskulore në pjesën e parë në fitoren 1:0 ndaj Romës të dielën mbrëma.

Interi me anë të një komunikate zyrtare konfirmoi lëndimet e të dy lojtarëve, por që nuk dha detaje për ndonjë datë të rikthimit së mundshëm.

Sidoqoftë, “Sky Sport Italia” raporton se si Acerbi ashtu edhe turku kanë lëndime të njëjta dhe do t’iu duhet një “mrekulli” për të qenë gati në derbin kundër Juventusit në vikend.

Korrespodenti i këtij mediumi Matteo Barzaghi shkroi në rrjetin social “Twitter” se gjasat që dyshja të mungojnë në përballjen e ardhshme janë plot 90 për qind.

Përndryshe, në stërvitjen e sotme te Interi ka munguar edhe shqiptari Kristjan Asllani, i cili do ta humbasë ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Young Boys, derisa lajmi i mirë është se Piotr Zielinski ka stërvitur me ekipin.

Skuadra e Inzaghit nesër e pret një sfidë jo e vështirë në letër ndaj gjigantit zviceran, ku synimi padyshim është vetëm fitorja.

Lajme të ngjashme