Interi ndalet nga Napoli - NACIONALE

Interi ndalet nga Napoli

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Inter është ndalur në një barazim në shtëpi nga Napoli, në kuadër të xhiros së 29-të në Serie A.

“Neurazzurët” dominuan shumicën e kohës, por që pësuan në fund me epilogun përfundimtar që doli të jetë 1:1.

Inter ishte më agresive nga minuta e parë, me Lautaro Marintez që kishte një rast të mirë pas vetëm disa minutave por s’arriti ta finalizonte.

Ishte Matteo Darmian që kaloi Interin në epërsi pas një aksioni të shpejtë, ku u asistua për mrekulli nga Alessandro Bastoni (43’).

Inter vazhdoi të dominonte edhe në pjesën e dytë duke pasur edhe disa raste tjera, por që Napoli arrinte të mbrohej për mrekulli.

Kur askush se priste, Juan Jesus shënoi një gol të bukur me kokë nga afërsia për ta barazuar rezultatin.

Vlen të ceket se titullar nga minuta e parë ishte kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani që bëri një tjetër paraqitje solide.

Inter mbetet lider i padiskutueshëm me 76 pikë derisa Napoli zë pozitën e shtatë me 45 sosh.

Lajme të ngjashme