Interi mohon interesimin për Verratin
Gazeta Tuttosport raporton se nga Interi e kanë mohuar interesimin për Marco Verratin, i cili sipas tyre nuk është një synim për shkak të moshës dhe pagës së lartë.
Mesfushori italian Verratti, aktualisht nën kontratë me Al-Arabi SC, është lidhur me një kalim te Interi, por zikaltrit kanë mohuar interesimin e tyre për ish-yllin e Pescaras.
Sipas gazetës Tuttsport, burimet e Interit kanë mohuar interesimin për 32-vjeçarin, i cili kaloi 11 vite te PSG para se t'i bashkohej skuadrës së Katarit në verën e vitit 2023.
Tuttosport pretendon se pronarët e rinj të Interit, Oaktree Capital Management, as që e kanë menduar nënshkrimin e mesfushorit me përvojë italiane për shkak të pagës dhe moshës së tij.
Oaktree dëshiron të rinovojë ekipin dhe të nënshkruajë me përforcime të reja dhe premtuese, kështu që 32-vjeçari Verratti nuk është qartë një profil ideal për drejtuesit.
Verratti gjithashtu fiton 30 milionë euro në sezon në Al-Arabi SC, një shumë e papërballueshme për çdo klub të Serie A dhe shumicën e ekipeve evropiane.
As një huazim i mundshëm nuk do të tërhiqte Interin, të cilët nuk do ta rikthejnë Verrattin në Itali.