Interi, Man City e Liverpooli në alarm, bisedimet mes Donnarummës dhe PSG-së ngecin - NACIONALE

Interi, Man City e Liverpooli në alarm, bisedimet mes Donnarummës dhe PSG-së ngecin

3 ditë më parë

nga NACIONALE

Gianluigi Donnarumma po lufton për një vend titullari në Paris Saint-Germain dhe bisedimet për kontratën e re nuk janë duke shkuar mirë, ku sipas mediumeve italiane shumë klube evropiane jani në alarm.

Disa klube të mëdha evropiane po monitorojnë italianin Gigio Donnarumma, sipas raportit të fundit të Gazzetta dello Sport, ku Interi është në atë mes.

Ish-ylli i Milanit u ul në stol në ndeshjen e PSG-së në Ligën e Kampionëve kundër Bayern Munichut këtë javë.

Luis Enrique sugjeroi pas humbjes 1:0 që zëvendësuesi i Gigios, Matvey Safonov, ka aftësi më të mira shpërndarëse të topit edhe nëse një gabim i portierit rus i kushtoi me humbjen e ndeshjes PSG-së.

Mbetet për t'u parë nëse Donnarumma do të rikthehet në portë te PSG-ja në ndeshjen sonte në Ligue 1 kundër Nantes, por tani që statusi i tij titullar është vënë në dyshim, e ardhmja e tij në klub gjithashtu duket e pasigurt.

Kontrata e Donnarumma skadon në qershor 2026, por sipas Gazzetta, negociatat mes dy palëve tani janë pezull.

Agjenti i Donnarummas, Enzo Raiola, njoftoi negociatat me PSG-në në shtator, por që atëherë nuk ka pasur përditësime.

Sipas raportimit, Inter, Liverpool, Manchester City dhe Bayern Munich janë të gjithë të interesuar për Donnarumman, i cili ka mbajtur dy herë portën pa pranuar gol në 11 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.

Lajme të ngjashme