Interi kthehet te fitoret, triumfon me shumë vështirësi në udhëtim te Udinese - NACIONALE

Interi kthehet te fitoret, triumfon me shumë vështirësi në udhëtim te Udinese

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kampioni i Italisë, Interi, është kthyer në rrugën e fitoreve, duke triumfuar me shumë vështirësi ndaj Udineses, me rezultat 3:2.

Skuadra e Simone Inzaghit nuk dinte për fitore në tri ndeshjet e fundit, madje humbi në derbin e Milanos javën e kaluar, por sot patën paraqitje pozitive, ndonëse fituan me një gol epërsi.

Zikaltrit kaluan në epërsi qysh në sekondat e parë të takimit. Ishte Darmian që bëri asistim fantastik, ndërsa Frattesi shënoi mjeshtërisht për 1:0.

Vendasit u kthyen në lojë në minutën e 35-të, me Kabaselen që shënoi me kokë në goditjen e tyre të parë në drejtim të portës.

Interi nuk lejoi që pjesa e parë të përfundonte me barazim. Lautaro Martinez që nuk kishte shënuar asnjë gol deri më sot në sezonin e ri, e çoi topin në rrjetë në minutat shtesë, për rezultatin 2:1.

Me të filluar pjesa e dytë, saktësisht në minutën e 47-të, Martinez e shënoi golin e dytë personal me një goditje fantastike e pasuar nga një asistim i bukur i Thuram, për rezultatin 3:1.

Udinese arriti të ngushtonte epërsinë në 3:2 në minutën e 83-të me një gol të bukur nga Lucca, por kaq ishte nga ana e tyre.

Interi shënoi edhe një gol në minutat shtesë me Taremin, por që u anulua dhe takimi përfundoi me rezultatin 3:2 në të mirë të zikaltërve.

Lajme të ngjashme