Interi identifikon zëvendësuesin e Lautaro Martinezit
Sulmuesi i Bolognës, Santiago Castro, po shikohet si një zëvendësues ideal i Lautaro Martinez te Interi, kur zikaltrit dhe kapiteni i tyre t'i ndajnë rrugët në të ardhmen.
Sipas raportimeve nga Sport Mediaset, Interi tashmë po ndjek ecurinë e qendërsulmuesit 20-vjeçar, ashtu si edhe Juventusi.
Nuk pritet të ketë ndonjë lëvizje në tregun e transferimeve në të ardhmen e afërt kur bëhet fjalë për Interin dhe Castron, duke qenë se Martinez bëri një zgjatje të re afatgjatë të kontratës në gusht, por profili i tij është ai që tashmë po josh zikaltrit.
Castros së fundmi i është vënë edhe një pseudonim i ri 'Torito', duke pasur parasysh ngjashmëritë e tij me yllin aktual të Interit dhe Argjentinës, i cili shpesh quhet 'El Toro'.
Castro iu bashkua Bolognës në afatin kalimtar të janarit në 2024 në një marrëveshje të përhershme nga Velez Sarsfield.

Që atëherë, ai ka regjistruar 10 gola nga 19 paraqitjet e tij të para në sezonin 2024-2025, duke përfshirë katër gola dhe dy asistime në Serie A dhe një gol dhe tre asistime nga performanca e tij fantastike kundër Monzas në Kupë të Italisë në fillim të javës.
Sipas raportimit të Sport Mediaset, Interi ishte veçanërisht i impresionuar nga performanca e Castros në fitoren 4:0 të Bolognës ndaj Monzas.