Interi i zemëruar me Serie A-në: Siguria e lojtarëve është në rrezik
Interi është zemëruar me Serie A-në, pasi këta të fundit bënë të ditur orarin e ndeshjes kundër Atalantas, e cila do të luhet vetëm 72 orë pas finales së Kupës së Italisë, ndaj Fiorentinës.
Zikaltrit kanë një fund të sezonit me orar të ngarkuar, me tre ndeshje kyçe të Serie A-së në garën për katër më të mirat, gjithashtu Finalja e Kupës së Italisë kundër Fiorentinës dhe Finalja e Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt.
Lega Serie A konfirmoi oraret dhe datat e fillimit për javën e 37-të të premten dhe Interi zbuloi se do të duhet të përballet me Atalantën në San Siro vetëm tre ditë pas finales së Kupës së Italisë në Romë.
“Është e pakuptueshme të kesh parashikuar një lojë që mund të luhej edhe të hënën”, tha drejtori Beppe Marotta, cituar nga La Gazzetta dello Sport. “Duke bërë këtë, siguria e lojtarëve është në rrezik. Ata janë të detyruar të luajnë tre ndeshje në javë, duke përfshirë një finale të Kupës së Italisë që mund të shkojë edhe në kohën shtesë”.
Rabbia Inter, con l’Atalanta 72 ore dopo la finale di Coppa Italia: “Incomprensibile” https://t.co/pNJuSilu62
— La Gazzetta dello Sport (@Gazzetta_it) May 20, 2023
Finalja e Kupës së Italisë do të luhet gjithashtu 72 orë pas një ndeshjeje në udhëtim në Napoli të dielën, 21 maj 2023.
Zikaltrit janë të tretit në tabelën e Serie A-së, tre pikë më pak se Juventusi dhe pesë pikë mbi rivalët e tyre të qytetit Milan, të cilët aktualisht janë jashtë katërshes së parë.
