Interi i vendos çmimin yllit holandez që u kërkua nga Manchester United dhe Aston Villa
Eksperti i transferimeve, Matteo Moretto, konfirmon se Denzel Dumfries është rrugës për t'u larguar nga Interi në fund të sezonit, me zikaltrit që kërkojnë të paktën 20 milionë euro për ta lënë të mirë mbrojtësin e djathtë holandez.
Kontrata e Dumfries me Interin skadon në qershor të vitit 2025, por bisedimet për një marrëveshje të re në Stadio Meazza nuk kanë çuar askund deri më tani.
Eksperti i transferimeve të Football Italia, Matteo Moretto, ka thënë për Caught Offside se si Aston Villa ashtu edhe Manchester United e donin 27-vjeçarin në të kaluarën dhe se më shumë klube të Premierligës po pyesin për mbrojtësin e zikaltërve.
Dumfries është 'shumë më afër largimit këtë verë sesa qëndrimit', tha Moretto.

Eksperti italian i transferimeve shtoi se çmimi i kërkuar i Interit ndoshta do të ishte rreth 20 milionë euro duke qenë se kontrata e Dumfries skadon në më pak se 18 muaj.
Prilli dhe maji do të jenë muaj vendimtarë për të përcaktuar të ardhmen e mbrojtësit të Interit, i cili ka shënuar nëntë gola në 117 paraqitje me liderin aktual të Serie A-së.
Dumfries filloi tre ndeshjet e fundit të Serie A në stol, ndërsa nënshkrimi i janarit, Tajon Buchanan mund të jetë zëvendësuesi i tij afatgjatë në Stadio Meazza.