Interi i bashkohet garës për yllin e Arsenalit
Interi i është bashkuar garës për shërbimet e mbrojtësit së Arsenalit Jakub Kiwior.
Polaku e njeh mirë Serie A ngase ishte yll te Spezia para se t’i bashkohej gjigantit londinez, por shkaku i minutazhës së ulët është gati për hapin e radhës.
Bologna ishte përmendur si destinacion i mundshëm, ku u diskutua mundësia për një shkëmbim me Riccardo Calafiorin, mirëpo polaku refuzoi duke kërkuar një skuadër më ambicioze.
“Gazzetta dello Sport” raporton se Interi i është bashkuar garës duke e kërkuar afrimin e Kiwior për ta përforcuar aspektin defansiv.
Marrëveshja megjithatë mund të jetë vetëm huazim me opsion blerje, ngase Tajon Buchanan do të mungojë për pesë muaj shkaku i lëndimit në këmbë që e pësoi derisa përfaqësonte Kanadanë në Kupën e Amerikës.
Interesim për Kiwior në të kaluarën kanë shprehur edhe rivalët Milan dhe Juventusi, mirëpo ky i fundit mund t’i thotë “PO” skuadrës së Inzaghit falë suksesit që kanë pasur këto vitet e fundit.
Arsenali ndërkohë do të ishte i hapur për shitjen vetëm pasi ta kompletojnë marrëveshje për Calafiorin, që gjithçka është e kryer – ku mungon vetëm udhëtimi i italianit për në Londër.