Interi fal golave të Dzekos arrin fitore shumë të rëndësishme kundër Sassuolos
Ndeshja hapëse e javës së nëntë në Serie A u zhvillua mes Sassuolos e Interit në Mapei Stadium me fillim nga ora 15:00 dhe përfundoi me fitoren e zikaltërve 2:1, fal dy golave të Edin Dzekos.
Të dy skuadrat hynë në këtë takim me pikë të barabarta pas tetë ndeshjeve, ku kishin grumbulluar 12 pikë, por tani me këtë fitore Interi shkon në kuotën e 15 pikëve, duke marrë pozitën e shtatë përkohësisht.
Edhe pse zikaltrit erdhën nga një fitore shumë e rëndësishme në Ligën e Kampionëve kundër Barcelonës, çka u mendua se mund të lënë pas problemet, por në elitën e futbollit italian po tregohet një skuadër krejtësisht tjetër, ku me shumë vështirësi erdhën deri te fitorja.
Raporti i ndeshjes Sassuolo – Inter
Pjesa e parë ishte e baraspeshuar, me dy skuadrat që patën raste dhe gjysmë raste, por Interi në 45 minutat e parë u tregua më konkret.
Teksa në dy raste të Sassuolos që erdhën në drejtim të portës gjatë pjesës së parë u ndalën nga Onana që për herë të parë debutoi në Serie A, një rast i vetëm i Interit në drejtim të Consiglit u realizua gol, me anë të sulmuesit boshnjak, Edin Dzeko, që shënoi nga afërsia për 1:0 në minutën e 44-të.VIDEO
Pjesa e dytë ishte më kërkuese për Sassuolon, që kërkonin me çdo kusht ta barazonin rastin, dhe medoemos kishin posedimin e topit dhe vazhdimisht krijonin raste, deri ia arritën qëllimit.
Ishte duke u zhvilluar minuta e 60-të e takimit, ku një harkim i Rogerios në zonë gjeti mjaftë mirë Davide Frattesin të pambuluar mirë nga mbrojtja zikaltër që shënoi për 1:1.VIDEO
Kur takimi po shkonte drejt fundit, Interi kishte filluar të rriste intensitetin e lojës, duke ditur se pikët e plota në këtë takim do të ishin infuzion i mirë për skuadrën dhe në ngjalljen e tyre në luftën për titull.
Ishte një iniciativë e mesfushorit armen, Mkhitaryan - që hyri në fushë me të filluar pjesa e dytë në vend të Kristjan Asllanit – për të kthyer epërsinë e Interit sërish në takim.
Harkimi i armenit e gjeti mirë Edin Dzekon në zonë që me pak vështirësi e dërgoi topin prapa krahëve të portierit italian me goditje të fortë me kokë në minutën e 75-të.VIDEO
74' ¡DZEEEEEKOOOOOOOOOO! 🦢#SassuoloInter 1⃣ x 2⃣ pic.twitter.com/MtORAzEiZr
— Inter (@Inter_es) October 8, 2022
Skuadra vendase dukej e dorëzuar tashmë, me Interin që krijoi sërish raste shënimi deri në fund të takimit, por nuk kishte gola të shënuar më.
Me fitoren 2:1 të Interit, u përmbyll ky takim dhe tani zikaltrit kanë të grumbulluar 15 pikë pas nëntë ndeshjeve të zhvilluara, ndërsa Sassuolo mbetët në kuotën e 12 pikëve.
