Interi e konfirmon lëndimin muskulor të Calhanoglut, ylli turk mungon në dy ndeshjet e radhës - NACIONALE

Interi e konfirmon lëndimin muskulor të Calhanoglut, ylli turk mungon në dy ndeshjet e radhës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli i mesfushës së Interit, Hakan Calhanoglu, ka kryer sot testet mjekësore, ku është konfirmuar prania e një lëndimi të lehtë muskulor, i cili pritet ta mbajë atë për dy ndeshjet e radhës jashtë fushës.

30-vjeçari turk u la në stol për fitoren 4:0 të zikaltërve si mysafir ndaj Lecces të dielën në mbrëmje. Simone Inzaghi shpjegoi për shtypin para ndeshjes se lojtari kishte pësuar një 'problem' në stërvitje, duke e ruajtur lojtarin.

Calhanoglu është një nga lojtarët më të rëndësishëm në skuadrën e Interit të Inzaghit, duke vepruar si një pikë qendrore në lojën e tyre të ndërtimit të aksioneve dhe një figurë vendimtare në fazën sulmuese, duke shënuar 11 gola dhe duke dhënë tre asistime në 30 ndeshje këtë sezon.

Siç u njoftua në një deklaratë për shtyp sot, Calhanoglu iu nënshtrua një raundi testesh në Institutin Klinik Humanitas në Rozzano, të cilat nxorën në pah një tendosje të lehtë të muskujve në aduktorin e kofshës së tij të djathtë. Ai do të kryejë teste të mëtejshme në ditët në vijim për të kontrolluar çështjen.

Si i tillë, 30-vjeçari nuk do të marrë pjesë në përballjen e ardhshme me Atalantën më 28 shkurt dhe është në dyshim edhe për ndeshjen e radhës kundër Genoas më 4 mars, por te Interi janë të sigurtë se ai do të kthehet ndaj Bolognës më 10 mars.

Lajme të ngjashme