Interi e do mbrojtësin anglez Maguire, për ta zëvendësuar Skriniarin
Interi i ka nisur bisedimet me Manchester Unitedin për mbrojtësin anglez Harry Maguire.
Zikaltrit janë duke u përgatitur për largimin e mbrojtësit kryesor Milan Skriniar, i cili ka arritur marrëveshje me Paris Saint-Germain, pasi kontrata me Interi do t’i mbarojë në verë dhe ai vendosi të mos e vazhdojë.
Mbetet të shihet nëse PSG-ja do t’i paguajë 20 milionë euro për blerjen e tij në orët e mbetura të afatit kalimtar dimëror, apo ta marrë atë falas në verë.
Mediat angleze raportojnë se Interi ka nisur bisedimet me Unitedin për të parë mundësinë e afrimit të Maguires në huazim, nëse largohet sllovaku.
Qendërmbrojtësi 29-vjeçar është i hapur të largohet nga Unitedi, pasi e ka humbur vendin e titullarit nën urdhrat e trajnerit Erik ten Hag.