Interi e dëshiron Tomiyasun e Arsenalit në formë huazimi - NACIONALE

Interi e dëshiron Tomiyasun e Arsenalit në formë huazimi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Interi raportohet se po planifikon një lëvizje për huazimin e Takehiro Tomiyasu nga Arsenali, me mbrojtësin e krahut që ka dështuar të japë paraqitje të mira në Emirates që nga transferimi i tij.

Sipas Calciomercato, gjigantët e Serisë A-së po ndjekin në mënyrë aktive një marrëveshje huazimi për mbrojtësin japonez me një opsion për të blerë. Tomiyasu do të lejohet të largohet nga Arsenali pasi Topçinjtë nënshkruan Jakub Kiwior nga Spezia në janar dhe Jurrien Timber nga Ajax në verë.

tomiyasu arsenal

Edhe pse ai bëri 31 paraqitje sezonin e kaluar nën drejtimin e Mikel Artetës dhe u tregua se ishte një aset i dobishëm, dy nënshkrimet e kanë shtyrë Tomiyasu më tej në renditje. Për më tepër, një dëmtim në gju në mars e ka komplikuar më tej pozicionin e tij.

Sipas Inter Live, Arsenali ka kërkuar 35 milionë euro për një kalim të përhershëm, por që është një shumë e madhe për buxhetin e Interit. Për më tepër, prioritet i tyre mbetet finalizimi i marrëveshjeve të Yann Sommer dhe Lazar Samardzic.

Tomiyasu është i vetëdijshëm për sfidat në Serie A pasi kaloi dy vjet në Bologna para se të transferohej në Angli, gjë që po konsiderohet edhe nga Interi. Për më tepër, zikaltrit kanë dy vende jashtë BE-së ende të lira, kështu që nuk do të ishte problem nëse reprezentuesi japonez u bashkohet atyre.

Lajme të ngjashme