Interesim i jashtëzakonshëm, shiten të gjitha biletat e ndeshjes Kosovë – Zvicër - NACIONALE

Interesim i jashtëzakonshëm, shiten të gjitha biletat e ndeshjes Kosovë – Zvicër

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Vetëm disa orë pasi dolën në shitje, tani më të gjitha biletat janë shitur për ndeshjen e Kosovës ndaj Zvicrës.

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) përmes një komunikate lajmëroi se të gjitha biletat për përballjen ndaj Helvetikëve tashmë janë shitur.

“Dardanët” do të kenë një mikpritje të jashtëzakonshme në “Fadil Vokrri”, ku mbi 12 mijë tifozë do të jenë të pranishëm.

Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë - Zvicër

Janë shitur brenda pak orëve të gjitha biletat për ndeshjen kualifikuese për Euro 2024 ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, e cila zhvillohet më 9 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Edhe kësaj radhe interesimi i tifozëve për të siguruar një biletë për ndeshjen e Dardanëve ka qenë i madh, derisa të gjitha biletat janë shitur përmes platformës online.”, shkroi FFK.

Kosova e ka mjaftë të vështirë kualifikimin, por matematikisht vazhdojmë të mbesin në garë për ta realizuar ëndrrën për kualifikimin në Kampionat Evropian.

“Dardanët” kanë treë pikë në grup, pra pesë më pak se pozita e dytë që të shpie në Evropian Rumania, kurse Zvicra mbetet lider me 10 sosh.

Sidoqoftë, Kosova ka rastin e artë për t’iu afruar pasi zhvillon sfida direkte në muajin shtator. Fillimisht, e presin Zvicrën në Prishtinë më 9 shtator, ndërsa tre ditë më vonë udhëtojnë për në Bukuresht – ku do të përballen me Rumaninë.

Lajme të ngjashme