Inter nuk lejon befasi kundër Parmas, kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Italisë
Ndonëse me mjaft vështirësi, Inter prapëseprapë ia doli që ta sigurojë kalimin në çerekfinale të Kupës së Italisë, pasi mposhti me rezultat 2:1 Parman në “Giuseppe Meazza”.
U nevojitën vazhdimet për ta përcaktuar fituesin, por disi Interi ia doli mban, duke fituar me përmbysje kundër Parmas. Porta e portierit legjendar italian Buffon ishte krejtësisht e parrezikuar në pjesë të parë.
Madje, ishin mysafirët ata që të parët kaluan në epërsi. Në minutën e 38-të me një gol spektakolar Juric heshti “Giuseppe Meazzan”, duke dëfryer stolin e skuadrës së tij, që iu gëzuan pa masë golit që çoi shifrat në 0:1.
Interi zhvilloi lojë shterpe në pjesën më të madhe të ndeshjes. Ishte argjentinas Martinez ai që e shpëtoi me nder krejt para fundit të takimit.
Në minutën e 88-të Lautaro Martinez shënoi bukur me këmbën e djathtë nga pozita ballore në hyrje të zonës së rreptësisë, duke rikthyer kështu rezultatin në baraspeshë (VIDEO).
Më pas skuadrat shkuan drejt vazhdimeve. Duke pasur parasysh që Interi ka një fond lojtarësh shumëfish më cilësor sesa Parma, erdhi në shprehje një gjë e tillë, me zëvendësimet që i dhanë skuadrës së Inzaghit një shtysë shtesë.
Kështu, në minutën e 110-të përfaqësuesi italian Acerbi shënoi për mrekulli duke koordinuar një goditje të papërshtatshme, të cilën Buffon nuk arriti që ta priste.
Me këtë rezultat mbaroi edhe tërë epilogu i takimit. Një fitore që vlen kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Italisë për “zikaltrit”. Kjo ishte ndeshja e parë pas hapit fals që bëri në kampionat kundër Monzas, ndeshje e cili zgjoi shumë pakënaqësi edhe sa i përket ndarjes së drejtësisë.
Përmbledhja e ndeshjes Inter - Parma:
