Inter Milan synon ta mbajë Romelu Lukakun edhe për një sezon
Inter Milan do të mbajë bisedime me Chelseas pas finales së Ligës të Kampionëve lidhur me të ardhmen e sulmuesit Romelu Lukaku.
Belgu do të rikthehet në “Stamford Bridge” sapo kontrata t’i skadojë, pra pasi ta zhvillojë finalen në Stamboll kundër Manchester Cityt të shtunën.
Trajneri Mauricio Pochettino dëshiron të punojë me Lukakun, por dëshiron gjithashtu të nënshkruajë edhe me një qendërsulmues tjetër për siguri.
Në një intervistë së fundmi, drejtori Giuseppe Marotta tha: “Romelu Lukaku nuk është vetëm një lojtar i mirë, por gjithashtu një profesional i shkëlqyer. Siç e dini është i huazuar te Interi”.
“Kjo përfundon më 30 qershor dhe do të rikthehet te Chelsea. Nuk e dimë se cila do të jetë e ardhmja e tij. Pastaj ne do të flasim me Chelsean”, deklaroi ai.
Lukaku dështoi në pjesën e parë të sezonit shkaku i lëndimit duke bërë vetëm pesë paraqitje para vitit të ri.
Por pasi u rikthye, Lukaku dështoi të hynte në ekipin bazë meqenëse Inzaghi preferoi dyshen Edin Dzeko dhe Lautaro Martinez në krye.
Mirëpo, që kur shënoi het-trikun e Belgjikës ndaj Suedisë, duket që ka nisur të rikthehet në formën e vjetër. Ai ka shënuar nëntë gola në 16 ndeshje dhe mbetet të shihet se kë do të zgjedhë Inzaghi për përballjen me Cityn.
Interin e pret një sfidë tejet e vështirë ndaj Manchester Cityt, që i duhet vetëm ai trofe për ta kompletuar tripletën.