Inter – Milan: Pa gola pas 45 minutave të para në San Siro - NACIONALE

Inter – Milan: Pa gola pas 45 minutave të para në San Siro

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së kthimit të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve mes Interit dhe Milanit, ku asnjë rast i krijuar nuk u konkretizua në gol.

Interi është në avantazh nga ndeshja e parë, ku fitoi me rezultat 2:0 dhe tani në ndeshjet e kthimit Milani është më kërkuese, duke dominuar në posedim të topit, megjithëse raste më të shumta patën zikaltrit.

Image

Rasti i parë serioz në ndeshje i takoi skuadrës së Stefano Piolit, që pas një kundërsulmi të nisur nga Sandro Tonali, topi erdhi te Diaz, që nga një pozitë shumë e përshtatshme dështoi të shënonte fal edhe reagimit të portierit Andre Onana.

Interi rrezikoi poashtu disa herë gjatë kësaj pjese, por vetëm njëra ishte më serioze kur Dzeko goditi me kokë dhe ndërhyrja fantastike e Maignan shpëtoi Milanin.

Rafael Leao i cili u kthye në fushë pas 10 ditëve jashtë si shkak i lëndimit, pati një rast të artë kur depërtoi në zonë, por goditja e tij shkoi pranë shtyllës.

Inter vs Milan - Leao chance 37’
by u/Sal21G in soccer

Kështu pjesa e parë përfundoi pa gola, me 45 minutat e ardhshme që premtojnë shumë në këtë përballje të zjarrtë.

Lajme të ngjashme