Inter Miami nis negociatat me Varenen pas largimit nga Man Unitedi - NACIONALE

Inter Miami nis negociatat me Varenen pas largimit nga Man Unitedi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Skuadra e David Beckhamit Inter Miami është në bisedime me mbrojtësin Raphael Varane, pasi ky i fundit konfirmoi largimin nga Manchester Unitedi.

Francezi u përshëndet me tifozët e “Djajve të Kuq” pas fitores 3:2 ndaj Neëcastle Unitedi, duke i dhënë fund qëndrimit trevjeçar.

Man Utd vendosi të mos negocionte rinovimin e kontratës që i skadonte në verë dhe tani Varane po shkon drejt kalimit në kampionatin amerikan.

Inter Miami ka president legjendën e Unitedit Beckham, ndërsa tani ka një numër të superyjeve në skuadër, përfshirë edhe Lionel Messin.

Messi s’është i vetmi emër i madh në Amerikë, ngase në skuadër ka edhe yje si Sergio Busquets, Jordi Alba dhe Luis Suarez.

Varane mund të bëhet lojtari i fundit që shkon në “Chase Stadium” ngase klubi është optimist se mund të kompletojë një marrëveshje.

Përndryshe, Varane është duke u kërkuar edhe në Arabinë Saudite, por deri më tani nuk dihen klubet arabe që e kanë kontaktuar.

Francezi mbahet mend më së shumti për 10 vitet e kaluar te Real Madridi, ku i fitoi të gjitha trofetë e mundshëm si dhe Kupën e Botës me Francën.

Lajme të ngjashme