Inter merr lajmin e rëndë, Benjamin Pavard rreth dy muaj jashtë fushës
Mbrojtësi i Interit Benjamin Pavard është diagnostikuar me një lëndim në gju, prandaj mund të mbetet rreth dy muaj jashtë fushës.
Francezi u detyrua të largohet nga fusha në fitoren e të shtunës ndaj Atalantas.
Mediumet e shumta italiane përfshirë "Gazzetta dello Sport" dhe "Sky Sport Italia" kanë raportuar se Pavard ka dëmtuar kapakun e gjurit, gjë që zbuluan testet mjekësore të hënën në mëngjes.
27-vjeçarit do t’i nevojitet një muaj rehabilitim por rrezikon të jetë rreth dy muaj jashtë ‘aksionit që nënkupton se nuk do të luajë sërish për “Neurazzurët” këtë vit.
Lajm i mirë për Interin është që Pavard mund të shërohet duke bërë punë të intensitetit të ulët, pra nuk ka nevojë për ndonjë operacion.
Pavard iu bashkua Interit nga Bayern Munich verën e kaluar në një marrëveshje 30 milionë euro dhe ka zhvilluar nëntë paraqitje këtë sezon, derisa kontrata i skadon më 2028.
Interi lëshoi një deklaratë zyrtare pas ekzaminimit mjekësor të Pavard.
“Benjamin Pavard iu nënshtrua një ekzaminimi mjekësor në Institutin Humanitas në Rozzano mëngjesin e sotëm. Nga analizat konstatohet se ka pësuar dislokim të kapakëve të gjurit.
“Mbrojtësi francez do të duhet të mbajë mbajtëse gjuri për 3/4 javë përpara se të fillojë procesin e tij të rehabilitimit.