Inter irritohet me Calhanoglun shkaku që po negocion me Bayern Munichun - NACIONALE

Inter irritohet me Calhanoglun shkaku që po negocion me Bayern Munichun

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Inter është irrituar me mesfushorin Hakan Calhanoglu, si dhe agjentin Gordon Stipic, që janë në bisedime me Bayern Munichun shkaku që kampioni i Serie A nuk dëshiron t’i ndajë rrugët me yllin turk.

Bayern Munich ka interesim të madh për Calhangolun, ndërsa janë afër edhe të arrijnë marrëveshje personale me lojtarin, ku pastaj pritet të bëjnë një ofertë zyrtare.

Sidoqoftë, Inter e ka bërë të qartë se nuk po konsideron ta shesë mesfushorin ofansiv, që ka rol shumë të rëndësishëm te skuadra e Inzaghit.

Inter në fakt është zemëruar me lojtarin, ngase ka lejuar përfaqësuesit që të takohet me Bayern Munichun, skuadër kjo që tani ka shpresë se mund ta mbyllë marrëveshjen sapo Kampionati Evropian “Euro 2024” të përfundojë.

Calhanoglu në mënyrë formale e ka informuar Interin se dëshiron të qëndrojë, por bisedimet me Bayernin kanë sugjeruar diçka tjetër.

Inter tani po konsideron ta shesë lojtarin megjithatë jo nëse vjen ndonjë ofertë nën vlerën e 70 milionë eurove.

Calhanoglu pritet që të vendosë në ditët në vijim nëse do t’i bëjë presion Interit për ta lejuar të largohet, apo ta refuzojë skuadrën gjermane dhe t’i qëndrojë besnik “Neurazzurëve”.

Lajme të ngjashme