Inter i jep leksion Napolit, merr primatin në Serie A
Inter ka triumfuar bindshëm ndaj Napolit, në kryederbin e xhiros së 14-të në Serie A.
“Neurazzurët” fituan me rezultat komod 0:3 në udhëtim te “Napolitanët”, me kapitenin Amir Rrahmani që ishte nga minuta e aprë.
Inter e nisi fuqishëm me Marcus Thuram që shënoi pas 13 minutave, por që goli u anulua për pozitë jashtë loje.
Ishte Hakan Çalhanoglu që me një eurogol nga distanca i dha epërsinë mysafirëve duke e lënë të shtangur portierin vendas (44’).
Inter ishte shumë herë më e mirë në pjesën e dytë, me Nicolo Barella që qetësoi tifozët për të dyfishuar epërsinë (62’).
Kurse, fitoren e vulosi vetë Thuram me një gol nga afërsia pas asistimit të Juan Cuadrados (85’).
Inter tani është lider i vetëm në Serie A me 35 pikë, derisa Napoli bie në pozitën pestë me 24 sosh.