Inter e rikthen Sanchezin, Correa drejt Marseilles - NACIONALE

Inter e rikthen Sanchezin, Correa drejt Marseilles

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Inter duket se ka vendosur ta rikthejë sulmuesin Alexis Sanchez derisa Joaquin Correa pritet t’i bashkohet Marseilles në formë huazimi.

Pas vetëm një viti, “Neurazzurët” pritet ta mirëpresin rikthimin e kilianit.

Sanchez kaloi një super sezon në Francë por pastaj nuk rinovoi kontratën meqenëse donte të merrte pjesë në Ligën e Kampionëve dhe pritet t’i kryejë testet mjekësore sapo Marseille ta kompletojë blerjen e Correas.

Argjentinasi në anën tjetër, do të kalojë Francë në një huazim prej 2 milionë eurove me opsion blerje për 13 milionë euro.

Gazetari Gianluca di Marzio raporton se Marseilles mund t’i bëhet obligim blerje në rast që sigurojnë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

Correa ka dështuar ta justifikojë çmimin 30 milionësh në “San Siro", duke shënuar vetëm 10 gola në 77 paraqitje për klubin italian.

Inter ka ndryshuar mjaftë shumë skuadrën në krahasim me vitin e kaluar, duke blerë Arnautovic dhe Thuram që do t’i zëvendësojnë dyshen Lukaku dhe Dzeko.

Përndryshe, objektivi i madh i klubit nga Milano thuhet të jetë titulli kampion meqenëse edicionin e kaluar nuk ia dolën ta fitojnë, duke u pajtuar vetëm me Kupën e Italisë dhe Superkupën.

Lajme të ngjashme