Inter dhe Sassuolo shumë afër marrëveshjes për Davide Frattesin - NACIONALE

Inter dhe Sassuolo shumë afër marrëveshjes për Davide Frattesin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Interi e do me çdo kusht Davide Frattesin e Sassuolos në skuadër për sezonin e ri. Pas një serie takimesh me shumë skuadra nga përfaqësuesit e lojtarit, tanimë thuhet se zikaltrit janë shumë afër të sigurojnë shërbimet e yllit italian.

Dy klubet kanë arritur një marrëveshje në parim për Frattesin, i cili do t'i bashkohet zikaltërve në formë huazimi me detyrimin për të blerë për një total prej 25 milionë euro plus pronësinë e sulmuesit ndërkombëtar të Italisë U-21, Mulattieri.

Gjërat sigurisht që po përparojnë shpejt, sepse në gjysmë ore të fundit agjentët Beppe Riso, që përfaqëson Frattesin dhe Paolo Busardò u panë duke hyrë dhe dalë nga selitë e Interit dhe Sassuolos.

Seria e takimeve të shpejta kanë për qëllim të finalizojnë detajet sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që Interi të shmangë çdo klub tjetër që përpiqet të rrisë ofertën e tyre.

Mulattieri është 22 vjeç dhe e kaloi sezonin e kaluar në huazim te Frosinone, duke i ndihmuar ata të fitojnë titullin e Serie B dhe të promovohen, me 12 gola dhe katër asistime në 29 ndeshje.

Milani organizoi vetëm takimin e tyre të parë për Frattesin sot, kështu që kurrë nuk ishin në garë, ndërsa Roma u përpoq të përmbushte çmimin e kërkuar prej 35 milionë euro.

Interi momentalisht siç raporton Fabrizio Romano, është në bisedime për kushtet personale të lojtarit.

Lajme të ngjashme