Inter bën gati 30 milionë euro për Romelu Lukakun
Inter është duke përgatitur një ofertë zyrtare me shpresën për ta blerë sulmuesin Romelu Lukaku nga Chelsea.
Belgu e kaloi edicionin e kaluar huazim te “Neurazzurët” dhe nuk është duke menduar për një rikthim pavarësisht që tani është lojtar i Chelseas.
Lukaku ka vendosur të stërvitet i vetëm në Sardinia, duke pritur që Inter dhe Chelsea të arrijnë marrëveshje që e lejon atë të rikthehet në Itali, duke e lënë prapa kohën te “Blutë”.
Sipas gazetës italiane “Gazzetta dello Sport”, avokati i Interit Sebastien Ledure ka qenë bisedime të avancuara ditën e premte me Chelsean.
“Neurazzurët” janë optimist se do të arrijnë marrëveshje me klubin londinez pasi të dërgojnë një ofertë zyrtare prej 30 milionë eurove.
Kësisoj, Lukaku do të jetë zyrtarisht lojtar i Interit dhe do të ishte pjesë e skuadrës në fazën parapërgatitore që do të nis më 16 korrik.
Inter pas finales së Ligës të Kampionëve kërkoi që t’i vazhdohet edhe për një edicion huazimi i belgut, mirëpo Chelsea e refuzoi shkaku që është e vendosur për të shitur disa lojtarë që t’i ikë dënimeve nga fair-play financiar.
Lukaku nuk e ka menduar ndonjë opsion tjetër përpos Interit, gjë që e konfirmoi duke refuzuar ofertat e larta të klubeve arabe.