Inaghi: Kristjan Asllani është gati, e vlerësojmë shumë prandaj s’e shitëm - NACIONALE

Inaghi: Kristjan Asllani është gati, e vlerësojmë shumë prandaj s’e shitëm

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Interit Inzaghi ka lënë të kuptohet se mesfushori shqiptar Kristjan Asllani mund të luajë nga minuta e parë.

Interin e pret një përballje jo e lehtë në udhëtim te Real Sociedadi, në kuadër të xhiros së parë për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Mesfushori Hakan Çalhanoglu që është titullar i padiskutueshëm pritet të mos jetë në gjendje nga minuta e parë, prandaj Inzaghi ka lënë të kuptohet se në vend të tij mund të luajë Asllani.

Unë do t'i besoj Asllanit: ai është një lojtar i shkëlqyer, shumë ekipe e kanë kërkuar nga ne gjatë verës, por ne e kemi mbajtur atë”.

Ai është një lojtar i rëndësishëm që ka të njëjtën vlerë si Calhanoglu”, tha shkurtimisht ai.

Përballja mes Real Sociedadit dhe Interit do të nis me fillim nga ora 21:00.

“Neurazzurët” edicionin e kaluar arritën deri në finale të Ligës së Kampionëve, andaj do ta synojnë që ta përsërisin suksesin edhe këtë sezon.

Deri më tani, Inter ka qenë i shkëlqyeshëm duke arkëtuar 12 pikë nga 12 të mundshme, përfshirë edhe fitoren 5:1 ndaj rivalit AC Milan.

Lajme të ngjashme