Ilir Latifi tërhiqet nga lufta kundër rusit në UFC
Boksieri shqiptar Ilir Latifi është tërhequr nga meçi që do zhvillonte sonte ndaj rusit në UFC.
Aleksei Oleinik do të duhet të presë edhe më gjatë për një betejë me shpresën të regjistrojë fitoren e 60-të.
UFC njoftoi se një sëmundje jo e lidhur me COVID-in e ka detyruar boksierin shqiptar Ilir Latifin të tërhiqej nga meçi i planifikuar kundër Oleinik, i cili ishte paraparë të zhvillohej sonte.
“Për shkak të një sëmundjeje jo të lidhur me COVID-19, Ilir Latifi është hequr nga përballja e tij në peshën e rëndë me Aleksei Oleinik në #UFCColumbus”, shkruhet në komunikatë.
🚨 Due to a non-COVID related illness, Ilir Latifi has been removed from his heavyweight bout with Aleksei Oleinik at #UFCColumbus tonight. pic.twitter.com/MuXAY6J5ij
— UFC Europe (@UFCEurope) March 26, 2022
Një ndeshje e peshës së lehtë mes Neil Magny dhe Max Griffin është zhvendosur në vendin kryesor, ku ishte përballja Latifi-Oleinik.
Latifi ishte paraparë të bënte paraqitjen e parë në vitin 2022 pasi një rezervim në shkurt dështoi kur kundërshtari Alexander Romanov u tërhoq për arsye të pazbuluara.
Shqiptari po vjen nga një fitore me vendim të ndarë qershorin e kaluar ndaj Tanner Boser që përmirësoi rekordin e tij në 1-1 që kur u ngjit në kategorinë e peshave të rënda.
Oleinik ka pasur 59 fitore në karrierë në MMA që nga maji 2020, kur mposhti Fabricio Werdum me vendim të ndarë në UFC 249. Që nga ajo fitore, ai ka humbur tre meç të radhës me Sergey Spivak, Chris Daukaus dhe Derrick Lewis. “The Boa Constrictor” lufton profesionalisht që nga viti 1996.
Nuk dihet ende nëse ndeshja Latifi-Oleinik do të ricaktohet për një datë të mëvonshme.