Ilir Krasniqi e Alban Ajdini e vlerësojnë si “shumë të vështirë” përballjen ndaj Zvicrës
Mbrojtësi Ilir Krasniqi dhe sulmuesi Alban Ajdini presin një përballje mjaftë të vështirë në udhëtim te Zvicra por janë të lumtur që shumica e tifozëve do të jenë shqiptarë.
Kosova ka zhvilluar seancën e fundit në Hajvali para udhëtimit për në Bazel, ku “Dardanët” do të përballen me kombëtaren Helvetike.
Për faqen zyrtare të FFK-së, mbrojtësi Ilir Krasniqi komentoi fitoren e fundit ndaj Izraelit, si dhe përballjen e radhës me Zvicrën.
“Titullar me Izraelin? Ishte një ndjenjë fantastike, pasi ishte ndeshja ime e parë në 11-shen titullare. Ishte një ndeshje mjaftë e vështirë në një fushë të rënduar, por kemi dhënë maksimumin dhe besoj se jemi paraqitur mirë”.
“Zvicra? Stadiumi pritet të jetë pothuajse i mbushur me përkrahës shqiptar. Na pret një duel shumë i vështirë, pasi dihet nivelin të cilin e ka Zvicra, por ne jemi shumë të motivuar, pasi e dimë se në stadium do ta kemi përkrahjen e madhe dhe shpresojmë në pikët maksimale”.
“Gjasat? Matematikisht jemi ende në lojë, por dihet se do të jetë e vështirë. Ne do ta japim maksimumin, pastaj të shohim pas përfundimit të ndeshjes”.
Ndërkaq, Alban Ajdini është shprehur i lumtur që është bërë pjesë e Dardanëve: “Është një ndjenjë shumë e mirë. Jam shumë krenar që jam pjesë e Kosovës dhe do ta jap maksimumin për këtë fanellë”.
“Pritja? Lojtarët më kanë pritur shumë mirë, stafi po ashtu dhe do ta jap maksimumin për këtë fanellë. Fitorja me Izrealin? Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë, djemtë kanë qenë të motivuar dhe anë bërë lojë shumë të mirë.
“Zvicra? Do të jetë ndeshje e vështirë, do të ketë shumë shikues. Do të jenë shumë shqiptarë aty por na pret një sfidë shumë e vështirë”.
Për fund, kujtojmë se përballja mes Zvicrës dhe Kosovës do të nis me fillim nga ora 20:45.