Il Mattino: Victor Osimhen një hap larg kalimit te PSG-ja
Sulmuesi i Napolit Victor Osimhen thuhet se është shumë afër kalimit te Paris Saint-Germain, me skuadrën italiane që e ka pranuar se do ta humbasin lojtarin në verë.
“Il Mattino” raporton se e ardhmja e nigerianit është zgjedhur, ku është një hap larg kalimit në “Parkun e Princave”.
PSG-ja ka diskutuar vazhdimisht këto javët e fundit me përfaqësuesit e Osimhenit dhe janë në nxitim për ta kompletuar marrëveshjen, shkaku që frikësohen se mos ndonjë skuadër e Premierligës mund t’i bashkohet fuqishëm garës.
PSG-ja gjithashtu është gati ta paguajë klauzolën e lirimit të Osimhenit, që thuhet se vlen rreth 120 milionë euro, ndërsa nigerianit do t’i ofrojnë një kontratë luksoze katërvjeçare, i cili do të fitojë 13 milionë euro për sezon.
Osimhen ishte së fundmi në Paris, me marrëveshjen që po shkon drejt fundit. Lidhja mes dy presidentëve të klubit gjithashtu është fantastike, ndërkohë lojtari pritet të menaxhojë një pjesë të drejtave të imazhit.
Qendërsulmuesi ka deklaruar vazhdimisht se ëndërron të luajë në Premierligë mirëpo dëshiron të përforcohet edhe më shumë në nivelin individual para kalimit te Chelsea ose Arsenal.
Kujtojmë, Chelsea dhe Arsenal kanë shprehur gjithashtu interesim për Osimhenin megjithatë asnjëra nga gjigantët anglezë nuk janë gati të investojnë mbi 100 milionë euro për 25-vjeçarin.