Idriz Voca në Itali, vetëm "numër" - pa lënë asnjë gjurmë - NACIONALE

Idriz Voca në Itali, vetëm "numër" - pa lënë asnjë gjurmë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Aventura e Idriz Vocës te Cosenza në Serie B ka nisur në formën më të zbehtë të mundshme. Tek në ndeshjen e fundit, për shkak të disa faktorëve jo-sportivë dhe jo për çështje meritokracie, ai u inkuadrua nga minuta e parë, por pa lënë ndonjë gjurmë.

Mesfushori 24 vjeçar, Idriz Voca, kaloi në një periudhë të errët të karrierës, pasi qëkur përfundoi sezonin 2020/2021 në futbollin turk me Ankaragucu, mbeti pa ekip për disa muaj, deri kur i trokiti në derë Cosenza, për ta siguruar kartonin e tij si lojtar i lirë me parametra zero.


Ai vinte pas një sezoni aspak premtues që kishte zhvilluar me ngjyrat e skuadrës nga Ankaraja. Cosenza për të ishte një mundësi e mirë që të riafirmorhej. Gjithsesi, kur kanë kaluar gjashtë javë që prej kalimit të tij në klubin kalabrez, ai nuk ka lënë asnjë gjurmë deri më tani.

Edhe ashtu i aktivizuar shumë pak, duke mos u preferuar në vendosjen me pesë në mesfushë, mesfushori kosovar nuk ia ka dalur të tregojë asnjë paraqitje të mirë në asnjë fraksion loje kur është inkuadruar nga pjesët e dyta. Asgjë më ndryshe nuk ishte edhe pasqyra e paraqitjes së tij në ndeshje ne fundit kampionale kur Cosenza zhvilloi ndeshjen ndaj Lecces. Ndryshimi i vetëm ishte që Idriz Voca luajti titullar, por për shkak të faktorëve anësorë, si shpërthimi i një vatër infektimesh me coronavirus tek kampi i Cosenza e jo që kishte lënë ndonjë shenjë pozitive dikur paraprakisht që t'i jipej ai besim.

Trajneri Pierpaolo Bisoli, që i dha lejën drejtuesve të klubit me ardhjen e tij në stolin e Cosenza që të nënshkruanin me Idrizin, nuk po arrin të kënaqet me paraqitjet e mesfushorit të kombëtares së Kosovës. Në rastin e fundit, ai e largoi nga fusha qysh në fillim të pjesës së dytë, pasi ishte inekzsitent në fushë.

Një produktivitet të tillë të mangët nuk po ia fal shtypi lokal dhe ai kombëtar sportiv italian. Vlerësimet për paraqitjet e Idriz Vocës prekin pikën më të ulët, ku ai cilësohet si numër në fushë, por asgjë më shumë se kaq. Pa treguar asnjë vizion, pa diktuar kurrë tempon e lojës (veçori që nuk e ka pasur ndonjëherë, por që italianët e prisnin nga ai) apo luajtur ndonjë rol efektiv në fushë.

Vlerësimet e gazetarëve italianë për paraqitjet e tij komentohen si vijon: "do të duhej ta merrte përsipër organizimin e mesfushës, por vrapon në hapësirë të zbrazur, pa orientim"; "nuk shihet kurrë as në fazën e neutralizimit të aksioneve, e as në ndërtimin e këtyre të fundit".

Dhe, duhet të kemi parasysh që nuk është se përballë vetes ka ndonjë konkurrencë me lojtarë kushedi sa të afirmuar. Vetë klubi kalabrez është modest, si për nga kapaciteti buxhetor, ashtu edhe për nga organika teknike e skuadrës, ku mbijetesën edhe nëse do ta arrijë, do ta bëjë për fije të perit.

Duhe thënë se fakti që ka mbetur gjashtë muaj pa ekip gjatë fillimit të sezonit duket që e ka lënë shumë mbrapa edhe në aspekin e kondicionit fizik. I hutuar, duke vrapuar pa qartësim se çka dëshironte në fushë - ishte portreti i paraqitjes së tij të fundit ndaj Lecces. Ai u dominua nga minuta e parë deri në minutën e fundit sa qëndroi në fushë nga mesfushori i skuadrës nga Puglia, Morten Hjulmand. Kjo bëri që përformanca e tij të dukej e shëmtuar dhe e pshtirë.

Nëse nuk do të tregojë një ringjallje sadopak minimale, atëherë do të jetë problem që edhe trajneri i ri kombëtares kosovare, Alain Giresse, të llogarisë në shërbimet e tij.

Sa i përket kombëtares, Idriz Voca ishte pjesë e kontigjentit të shpresave U21 në ciklin e parë kualifikues me ish-përzgjedhësin Rafet Prekazi. Pastaj ai u ftua edhe nga Bernard Challandes për ndeshjet ciklit të rregullt kualifikues me Kosovën A, që filloi dhe u përmbyll në vitin 2019. Për hir të së vërtetës, asnjëherë nuk ka lënë ndonjë mbresë të madhe kur ka pasur minuta në fushë, hiç ndoshta ndeshjen kur hyri në fushë në pjesë të dytë ndaj Republikës Çeke në Prishtinë ku dardanët triumfuan me fitoren e madhe 2 me 1, ku më shumë mund t'i atribuohet sakrifikimi në fushë dhe merita e neutralizimit të Kral përgjatë asaj ndeshje. Ose, mund ta përmendim Por, vetëm kaq.


Deri në fillimin e kampanjës kualifikuese të Ligës së Kombeve (që nis në qershor), atij i mbesin edhe disa muaj kohë të mundohet ta bindë kombëtaren e Kosovës që është ende i dobishëm dhe i vlefshëm për t'u grumbulluar. Ajo çka ka treguar deri tani është aspak bindëse, për të mos thënë e pamjaftueshme - që të rikthehet me statusin e lojtarit të kombëtares, me minuta në fushë.

Lajme të ngjashme