Icardi ëndërroi rikthimin te Inter para transferimit te Galatasaray
Sulmuesi Mauro Icardi tentoi të rikthehej te Interi para se të nënshkruante përfundimisht për Galatasarayn këtë afat veror.
Argjentinasi kaloi gjashtë vite në fanellën e “Neurazzurëve” mes 2013-2019, para se të largohej për t’iu bashkuar PSG-së në formë huazimi, ndërsa në vitin tjetër klubi francez e bleu përfundimisht.
Sidoqoftë, sezoni i dytë ishte shumë i vështirë për Icardin që pastaj u huazua te Galatasaray, ku realizoi 22 gola në 24 paraqitje.
Siç raporton “Tuttosport”, Icardi kërkoi nga përfaqësuesit e tij të shikojnë mundësinë për t’u rikthyer sërish te Inter, duke ëndërruar ta veshë prapë fanellën neurazzure.
Il retroscena di Tuttosport: in estate Icardi ha cercato di tornare all'Inter. E rifiutato un'altra italiana https://t.co/gEcht8q4Pa
— TUTTOmercatoWEB (@TuttoMercatoWeb) October 5, 2023
Argjentinasi ishte shumë i interesuar për t’u kthyer në “Giuseppe Meazza”, ndërsa edhe refuzoi një ofertë nga një klub i madh italian – më shumë gjasë AC Milani për t’iu bashkuar Interit.
Mirëpo, ish klubi nuk dha ndonjë shenjë për një ribashkim kësisoj Icardi nënshkroi përfundimisht me Galatasaray, duke pranuar kontratën trevjeçare.
Në anën tjetër, në ditën e fundit të afatit veror Interi e ktheu sulmuesin Alexis Sanchez.