Ibrahimovic shënon progres në rikuperim nga lëndimi, janari shihet si mundësi e rikthimit në fushë - NACIONALE

Ibrahimovic shënon progres në rikuperim nga lëndimi, janari shihet si mundësi e rikthimit në fushë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Zlatan Ibrahimovic po e vazhdon fazën e rikuperimit nga lëndimi i rëndë. Ai ka 238 ditë prej që është duke u shëruar nga lëndimi në gju, të cilin e pësoi në maj.

Problemet në gju e kanë shoqëruar Ibrahimovicin në një-vjeçarin e fundit, duke bërë atë që t’i humbë shumë ndeshje, duke mos qenë kështu në gatishmëri të trajnerit Stefano Pioli.

Rëndësi e sulmuesit suedez për Milanin shihet e madhe, veçanërisht sa i përket peshës dhe ndikimit që ka ai brenda zhveshtores së skuadrës, ku shihet si një lider.

Burimet e të përditshmes italiane “La Gazzetta Dello Sport” tregojnë se sulmuesi 40-vjeç do të mund të rikthehet në muajin janar. Shpresat janë shtuar posaçërisht në javët e fundit. Stafi mjekësor i Milanit po punon vazhdimisht që t’ia arrijë këtij qëllimi.

Objektivi i Ibrahimovic, Liga e Kampionëve

Nga ajo seç mësohet nga “La Gazzetta Dello Sport”, thuhet se objektivi parësor i Zlatan Ibrahimovic është që të rikthehet për të luajtur në Ligën e Kampionëve, gjatë fazës së eliminimit, me shpresën që Milani do ta arrijë atë cak.

Për këtë arsye raportohet se ai u ka kërkuar bashkëlojtarëve të tij që ta arrijnë këtë qëllim (kualifikimin tutje nga faza e grupeve), në mënyrë që të mund ta japë nga janari një kontribut për skuadrën në kompeticionin më të vlefshëm evropian.

Ibra është përballur shpeshherë me pyetjet se kur ai do të pensionohet nga futbolli, por asnjëherë nuk ka dhënë ndonjë shenjë për këtë, nëse është afër apo jo.

Ndërsa, gjatë një live në Instagram, ai u përball me pyetjet e tifozëve se kur planifikon të pensionohet, ai tha: “Kurrë. Nëse pensionohem, futbolli do të vdesë!”

40-vjeçari po vazhdon me rehabilitimin nga operacioni i fundit që bëri në gjurin e tij, dhe tani duket se është gati për t’u kthyer në fushë sa më shpejtë që të jetë e mundur, që të luftojë për titullin e gjashtë të tij në Serie A.

Pavarësisht se nuk u paraqit në shumë prej ndeshjeve në kampionatin italian në sezonin që kaloi, ai ka pranuar lëvdata për kontributin e tij të dhënë për gjeneratat e reja te Milani, duke iu ndihmuar të kalojnë presionin psikologjik dhe ta fitojnë titullin kampion për herë të parë pas 11 vitesh, me Ibrahimovicin që ka luajtur në të dy kohët, tani dhe para 11 vitesh.

Ibrahimovic teksa po qëndronte në live në rrjetin social “Instagram” para një muaji, pranoi ftesën e Gianluigi Donnarummas, i cili ishte duke u larguar nga Japonia pas përfundimit të parapërgatitjeve me Paris Saint-Germain. Ata bënin shkaka të ndryshme me njëri-tjetrin dhe qeshnin.

Lajme të ngjashme