Ibrahimovic po pret përgjigjen e Moratas për transferimin në Milan - NACIONALE

Ibrahimovic po pret përgjigjen e Moratas për transferimin në Milan

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish futbollisti Zlatan Ibrahimovic është ende duke pritur një përgjigje definitive nga sulmuesi Alvaro Morata për një kalim të mundshëm te AC Milani.

“Rossonerët” e kanë bërë prioritet afrimin e spanjollit, i cili thuhet se është gati për një aventurë të re shkaku i minutazhës së ulët te Atletico Madridi.

Ibrahimovic ka qenë personi që ka pasur një telefonatë me Moratan për të diskutuar një lëvizje të mundshme, ndërsa një nënshkrim i tillë është pranuar edhe nga bordi i skuadrës italiane.

Morata ka një klauzolë lirimi në kontratën me Atletico Madridin, që thuhet se kushton vetëm 13 milionë euro.

Gazetari italian Gianluca di Marzio raporton se Ibrahimovic dhe Milan janë duke bërë çmos për ta bindur ish yllin e Juventusit që të rikthehet në Itali, ani pse sulmuesi ende s’ka dhënë asnjë përgjigje.

Morata është impresionuar në fakt nga puna diplomatike e Ibrahimovicit, mirëpo ka kërkuar që të mos i bëjnë presion këto ditë shkaku që po dëshiron ta fitojë Kampionatin Evropian “Euro 2024” me Spanjën.

“La Roja” janë në gjysmëfinale ku do të presin Francën, ndërsa nëse arrijnë në finale atëherë kanë punë me fituesin e takimit Holandë – Angli, finale që do të zhvillohet të dielën.

Në rast që dështon Morata, Milan po shqyrton edhe afrimin e Romelu Lukakut si dhe Joshua Zirkzee, ani pse ky i fundit tani po shkon drejt kalimit te Man Unitedi.

Lajme të ngjashme