Ibrahimovic insiston se Milani duhet ta shikojë ndeshjen ndaj Feyenoordit si finale
AC Milani duhet ta vlerësojë ndeshjen kthyese ndaj Feyenoordit si një finale, kështu së paku ka deklaruar Zlatan Ibrahimovic.
Feyenoord befasoi të gjithë javën e kaluar, duke mposhtur Milanin me rezultat 1:0 në shtëpi.
Sidoqoftë, Ibrahimovic shpreson që Milani t’i hapë sytë dhe ta përmbysë këtë rezultat në “San Siro” të martën mbrëma.
“Duhet të shikojnë si të ishte finale, me këso mentaliteti, të fokusuar, agresiv dhe konkret”.
“Është e rëndësishme të luash mirë, por më e rëndësishme të fitosh. Jemi një gol prapa, na duhet rezultat për t’u kualifikuar. Të gjithë duhet t’i shtynë bashkëlojtarët për të qenë të fokusuar”.
“Është gjë kolektive. Edhe ata që janë në stol duhet t’i shtynë bashkëlojtarët, e tëra është e lidhur. Këtë e bën grupi dhe skuadra”.
Ibrahimovic gjithashtu beson se tifozët e Milanit do të kenë rol të rëndësishëm për ta eliminuar Feyenoordin.
“Tifozët janë të rëndësishëm. Jam i sigurt se nesër me 80 mijë tifozë dhe ata në botë do të na japin mbështetje të plotë, që pastaj do të kemi energjinë për të bërë më të mirën të mundur”.
Përballja mes Milanit dhe Feyenoordit do ta nis me fillim nga ora 21:00 në “San Siro”.