Ibrahimovic e konfirmon se Milani po bën çmos për Walker
Zyrtari i AC Milanit Zlatan Ibrahimovic ka konfirmuar se po punojnë për ta mbyllur marrëveshjen me Manchester Cityn për mbrojtësin Kyle Walker.
Walker e ka informuar trajnerin Pep Guardiola për dëshirën që të largohet nga klubi këtë muaj dhe ka dhënë aprovimin për kalimin te “Rossonerët”.
Marrëveshja pritet të jetë formë huazimi me opsion blerje për një vlerë të ulët, vetëm 5 milionë euro.
Ibrahimovic që tani punon si këshillues i lartë te Milani ka konfirmuar interesimin e gjigantit italian për ta kompletuar transferimin.
“Të gjithë e dimë se Walker është lojtar i madh, ka bërë punë të shkëlqyer te City”.
“Kur dikush si ai është në merkato, atëherë ka shumë interesim”.
“Nuk shkon kundër vizionit tonë sepse është i fortë, lider dhe ka dominim në dhomën e zhveshjes. Po shikojmë nëse është e mundur”, deklaroi ai.
Bisedimet finale mes Milanit dhe Cityt pritet të zhvillohen në orët ardhshme, me lëvizjen që mund të bëhet zyrtare javën tjetër.
Largimi i anglezit padiskutim do të lërë hapësirë te mbrojtja e Cityt sepse po vuajnë me lëndime.