Ibrahimovic e bën prioritet transferimin e Rashford te Milani
Ish futbollisti Zlatan Ibrahimovic po i bën presion AC Milanit për ta nënshkruar me sulmuesin e Manchester Unitedit Marcus Rashford, edhe pse marrëveshja nuk do të jetë e lehtë.
Anglezi është i lidhur me largimin nga Unitedi këtë muaj, ndërsa disa klube po tentojnë ta huazojnë këtë janar.
AC Milani shihet si destinacioni më konkret, kurse vetë Ibrahimovic po bën presion te skuadra italiane për ta mbyllur këtë transferim.
Suedezi po punon në rolin e këshilltarit te Milani dhe e sheh Rashford si adekuati për ta përforcuar klubin për pjesën e mbetur të sezonit.
Pengu kryesor i kësaj lëvizje padyshim mbetet paga e Rashfordit, i cili fiton hiç më pak se 325 mijë funte për javë, vlerë që assesi s’mund ta paguajë skuadra italiane.
Milani jo vetëm që nuk mund t’ia paguajë pagën dhe marrëveshja e huazimit mund të mbyllet vetëm nëse Unitedi ia paguan gjysmën e pagës aktuale.
Përpos kësaj, “Rossonerët” duhet edhe të shesin një lojtar për ta sjellë Rashfordin, me Noah Okafor që është i lidhur me kalimin te skuadra gjermane RB Leipzig.
Për Rashford, interesim kanë edhe klubet si Galatasaray, Juventus dhe Borussia Dortmund, kurse anglezi s’po e konsideron transferimin e Liga Saudite.