Ia zëvendësoi djalin pas 18 minutave, babai shqiptar e godet me çadër trajnerin - NACIONALE

Ia zëvendësoi djalin pas 18 minutave, babai shqiptar e godet me çadër trajnerin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një vaki interesante ka ndodhur në Zvicër, ku babai i futbollistit shqiptar Labinot Bajrami e ka gjuajtur me çadër trajnerin Ricardo Moniz, pasi ky i fundit ia zëvendësoi djalin pas vetëm 18 minutave lojë.

Moniz vendosi ta fusë në lojë Bajramin në fitoren e Zurichut ndaj Zug 94, duke e inkuadruar në minutën e 62-të por pastaj e hoqi në minutën e 80-të.

Kjo e ka zemëruar shumë babain e tij, i cili e gjuajti me çadër trajnerin, duke shprehur pakënaqësitë për vendimin e këtij të fundit.

Për qendërsulmuesin ishte paraqitja e parë zyrtare në fanellën e Zurichut, ngase gjithnjë kishte luajtur për grupmoshat e reja.

Përndryshe, ai përfaqëson Zvicrën në nivelin ndërkombëtar, mirëpo ka të drejtë ende të luajë për Kosovën ngase s’ka debutuar në ekipin A.

Lajme të ngjashme