“I zhgënjyer që do ta humbi fillimin e sezonit”, Camavinga thyen heshtjen pas lëndimit
Mesfushori Edouardo Camavinga thotë se është i zhgënjyer me lëndimin që ka pësuar në stërvitje, ndërsa i uroi suksese bashkëlojtarëve.
Ylli francez pësoi dëmtim në stërvitje, as 24 orë para finales së Superkupës të Evropës, ndërsa pritet të mungojë për gjashtë apo shtatë javë.
Camavinga më në fund ka thyer heshtjen duke reaguar në rrjetin social “Twitter”, ku theksoi se do të punojë që të rikthehet sa më shpejtë.
“Shumë i zhgënjyer që pësova lëndim dhe do të mungojë në fillimin e sezonit. Do të punoj fortë që të rikthehem sa më shpejtë”.
“Faleminderit të gjithëve për mesazhet dhe mbështetjen në orët e fundit dhe dua t’iu uroj suksese për ndeshjen sonte. Gjithnjë falënderoni Zotin”, shkroi ai ndër të tjera.
Deeply disappointed to pick up this injury and miss the start of the season. I will work hard to be back soon. Thank you for all the messages of support over the last few hours and also want to wish the team well for the game tonight! Always thanks god 🙏🏾 pic.twitter.com/gXKl9kH9q1
— Eduardo Camavinga (@Camavinga) August 14, 2024
Camavinga ishte paraparë të luante titullar ndaj Atalantas, ndërsa tani pritet që Aurelien Tchouameni ta zëvendësojë në formacionin bazë.
Ndërkohë, përballja mes Realit dhe Atalantas do të nis me fillim nga ora 21:00.