I shtohen telashet Barcelonës, gjobitet me 15.7 milionë euro
Barcelona është gjobitur me 15.7 milionë euro nga autoritetet tatimore të Spanjës për shkak të parregullsive në pagesa.
Autoritetet spanjolle e kanë goditur rëndë gjigantin katalonas, pasi thesari i shtetit e fajësoi atë për deklarim të pasaktë të kompensimit që ua kishte bërë Alex Songut, 3.5 milionë euro dhe Ard Turanit, 1.3 milion euro, pasi i kishte ndërprerë kontratat me pajtim dypalësh.

Për më tepër, Barça u shpall fajtore për deklarim të rremë të çmimit për huazimin e veturave Audi për lojtarët e vet dhe për çmimin e biletave të udhëtimit të skuadrës.
Hetimi ndaj Barcelonës kishte nisur më 2019 dhe ka të bëjë me dyshimet nga viti 2015.
Hetuesit e thesarit spanjoll thonë se çmimet e fluturimeve me aeroplan dhe të veturave nuk mund të llogariten si pjesë e pagace dhe prandaj ky veprim vlerësohet si shkelje e rregullave.

Barcelona është në krikë financiare tashmë dhe synon t’i fitojë 150 milionë euro nga shitja e lojtarëve, përveç uljes së pagave në mënyrë drastike në mënyrë që t’iu përmbahet rregullave financiare të Laligës.
Po ashtu, Barça është nën hetime nga autoritetet spanjolle dhe nga UEFA për dyshimet se ia kishte paguar 7.3 milionë euro zëvendëskryetarit të Komitetit të Gjyqtarëve të Spanjës, Jose Maria Endriquez Negreira, nga viti 2001 deri më 2018.
Barcelona ende nuk ka reaguar zyrtarisht rreth akuzave për pagesa të parregullta dhe mbetet të shihet nëse do ta kundërshtojnë vendimin në ditët në vendim.