“I pamunduri po vjen” – Dalin pamjet e para të Leo Messit në fanellën e Inter Miamit
Janë publikuar pamjet e para të Lionel Messit në fanellën e Inter Miamit në një dyqan të Adidasit në Nju Jork, pranë një slogani me mbishkrimin: “i pamunduri po vjen”.
Shtatë herë fituesi i Topit të Artë njoftoi se do t’i bashkohet Inter Miamit në Shtetet e Bashkuara si lojtar i lirë, pasi marrëveshja me Paris Saint-Germainin i mbaroi muajin e kaluar.
Stopped by the Adidas flagship store in SoHo on my way home. Think it’s fair to say it’d be especially weird if the deal didn’t actually happen now. pic.twitter.com/4jjUiCNlwf
— Alexander Abnos (@AnAbnos) July 6, 2023
Messi ende nuk është prezantuar zyrtarisht si lojtar i klubit të MLS-së, por dyqani i Adidasit në Nju Jork duket se ka konfirmuar se gjithçka është nënshkruar dhe vulosur, pasi e ka përdorur tashmë fituesin e Kupës së Botës në materiale reklamuese.
Në dritaren kryesore të dyqanit është vendosur një fotografi e madhe e Messit në fanellën rozë të Inter Miamit, me ekranet rrotulluese që shfaqin markën “i pamunduri po vjen”, pranë sloganit të përhershëm të Adidasit “asgjë nuk është e pamundur”.
Nuk ka fanellë të argjentinasit me emër dhe numër në shpinë për t’u blerë brenda dyqanit, por marka e Miamit me Messin dhe fanella e tij me Argjentinën janë kudo.
Messi pritet të debutojë për Miamin kundër Cruz Azul më 21 korrik në një ndeshje lige.