I nxehti ekstrem bën që ndeshjet në Australian Open të ndërpriten - NACIONALE

I nxehti ekstrem bën që ndeshjet në Australian Open të ndërpriten

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ndeshjet në fushat e hapura në ditën e dytë të Australian Open u ndërprenë për tri orë për shkak të nxehtit të skajshëm në Melbourne.

Ndeshjet e ndërprenë rreth orës 14:15, me kohë lokale, kur temperaturat arritën 35 gradë celsius.

Ndër ndeshjet që u desh të ndaleshin përkohësisht ishte ajo mes britanikut Dan Evans, i cili po fitonte 2:1 me sete në atë çast, dhe argjentinasit Facundo Bagnis.

Ndeshja rinisi pas rreth katër orëve dhe Evans fitoi 6-4 4-6 6-4 6-4 për të kaluar në rrethine e dytë.

Ndeshja në fushën kryesore, mes Andy Murray dhe Matteo Berrettini, nuk u ndërpre, pasi u zhvillua nën çati.

Po ashtu, u lejuan të zhvilloheshin edhe ndeshjet në dy fushat e tjera që kanë çati, Margaret Court Arena dhe John Cain Arena.

Ndeshjet e ndërprenë në fushat e hapura kur temperaturat arritën shkallën më të lartë të ditës, pesë, që llogaritet forca e diellit, temperatura e ajrit në hije, lagështia relative dhe shpejtësia e erës.

Ato rifilluan në orën 17:00, sipas kohës lokale. Organizatori i turneut tha se gjyqtarët do të vazhdojnë t’i rishikojnë kushtet.

Rregullorja për të nxehtit ekstrem u fut në fuqi kur temperaturat arritën shkallën katër, duke ua mundësuar lojtarëve të marrin 10 minuta pushim gjatë ndeshjeve dhe të bëjnë dush apo t’i përdorin dhomat për freskim.

Shumë prej lojtarëve përdorën akull për t’u freskuar gjatë ndeshjeve në ditën e dytë të grand slamit të parë të vitit.

Lajme të ngjashme