I befasoi të gjithë duke e vendosur mbrojtësin si numër 10, Ten Hag: E njoh më herët - NACIONALE

I befasoi të gjithë duke e vendosur mbrojtësin si numër 10, Ten Hag: E njoh më herët

1 vit më parë

nga NACIONALE

Trajneri Erik ten Hag e ka mbështetur vendimin për ta futur mbrojtësin Noussair Mazraoui në pozitën e numrit 10, shkaku që dikur lojtari kishte luajtur në atë pozitë sa ishte te Ajaxi.

Shumë tifozë mbeten të befasuar kur panë se holandezi ishte zëvendësuesi i kapitenit Bruno Fernandes të suspenduar, ngase luan si mbrojtës i djathtë por në sfidën ndaj Fenerit e luajti rolin e mesfushorit sulmues.

I pyetur për këtë vendim të çuditshëm, Ten Hag shpjegoi se lojtari dikur kishte luajtur në atë pozitë, prandaj mund ta bëjë sërish.

“E njeh më herët. Te Ajaxi nganjëherë e kam vendosur në atë sistem. Edhe kur luan si mbrojtës i krahut, luan mes hapësirave, prandaj është në gjendje për ta kryer punën”.

Ai është në gjendje për ta bërë sepse bën presion mirë. E mundëson edhe Casemiron që të luajë në mënyrë më defansive”.

Man Unitedi barazoi me rezultat 1:1 te Feneri, kurse holandezi zhvilloi një paraqitje solide.

Skuadra angleze ende nuk di për fitore në Ligën e Evropës, ku pas tre ndeshjeve ka arkëtuar vetëm tre pikë.

Lajme të ngjashme