Hyri në zhveshtore dhe “kërcënoi gjyqtarin”, FFK e gjobit Arsim Kabashin - NACIONALE

Hyri në zhveshtore dhe “kërcënoi gjyqtarin”, FFK e gjobit Arsim Kabashin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i FC Ballkanit Arsim Kabashi është gjobitur nga Komiteti Disiplinor i FFK-së shkaku që hyri në zhveshtore të gjyqtarëve në përfundimin e pjesës së parë, në derbin ndaj Dritës.

Kabashi dukej se nuk ishte i kënaqur me vendimet e gjyqtarit kryesor dhe sipas FFK-së, ai ka “kërcënuar gjyqtarin kryesor”.

Kësisoj, Komiteti Disiplinor e ka gjobitur me shumën prej 300 eurove.

“Kryetari i FC ”Ballkani”, Arsim Kabashi. Pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes, derisa gjyqtarët ishin në zhveshtoren e tyre, hynë edhe pse nuk ishte i evidentuar në protokollin zyrtar të ndeshjes dhe kishte kërkuar sqarime lidhur me ndërprerjen e një aksioni të mysafirëve dhe e kishte kërcënuar gjyqtarët: “Në pjesën e dytë do ta shihni nëse më dëmtoni”.

“Pas këtij kërcënimi gjyqtari kryesor kishte kërkuar nga policia largimin e tij nga zhveshtorja e gjyqtarëve. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor dhe delegatit të ndeshjes Drita-Ballkani. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 300 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1)”, shkruhet në komunikatën e FFK-së.

Ndërkohë, Ballkani pësoi humbje në atë ndeshje nga rivali Drita, ndjekur pastaj me një barazim ndaj Gjilanit.

Lajme të ngjashme