Hoxha prapë në stol, starton Daku? Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Ukrainës
Kombëtarja e Shqipërisë sonte (e martë) do ta zhvillojë finalen ndaj Ukrainës.
“Kuq e Zinjtë” janë ende në garë për t’u promovuar në ligën A, megjithatë ka rrezik se edhe mund të kthehen në ligën C në rsat të ndonjë humbje befasuese.
Përzgjedhësi Sylvinho ka kërkuar në konferencë për shtyp nga lojtarët që të mos të ndalën së vrapuari derisa t’i arkëtojnë pikët e plota.
Tekniku brazilian për dallim nga loja me Çekinë, ku Shqipëria dukej se kishte hyrë për barazim, pritet të bëjë dy ndryshime në formacionin bazë, ku Mirlind Daku do të jetë nga minuta e parë.
Sipas asaj që raporton “Panorama Sport”, formacioni i Shqipërisë do të ketë vetëm dy ndryshime pra rikthimi i Dakut si dhe Taulant Seferi që do të luajë në vendin e Jasir Asanit, i cili ka stërvitur i vetëm të hënën.
Pra, formacioni titullar duket kështu: Strakosha; Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj; Ramadani, Asllani; Seferi, Laçi, Bajrami; Daku.

Përballja përndryshe do të nis me fillim nga ora 20:45 si dhe zhvillohet në “Air Albania”.