Holanda me Anglinë përballen për një vend në finale, publikohen formacionet zyrtare - NACIONALE

Holanda me Anglinë përballen për një vend në finale, publikohen formacionet zyrtare

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kampionati Evropian vazhdon sot me gjysmëfinalen e dytë, ku në Dortmund do të përballen Holanda e Anglia, për një vend në finalen e madhe të 14 korrikut.

Spanja fitoi dje ndaj Francës, për t'u bërë kombëtarja e parë që arrin në finale të EURO 2024, ndërsa sot do të mësohet edhe finalisti i dytë.

Kur ka mbetur shumë pak deri në fillimin e ndeshjes, janë publikuar formacionet zyrtare.

Formacionet zyrtare

Holanda do të luajë me sistemin e përhershëm 4-3-3, ndërsa Anglia do të vazhdojë edhe këtë përballje të paraqitet me tre mbrojtës, ndërsa me Bukayo Saka si anësor më i tërhequr prapa.

Holanda (4-3-3)

Anglia (3-4-2-1)

Rrugëtimi i Holandës dhe Anglisë në EURO 2024

Rrugëtimi i Holandës në Evropian ishte i mirë, pavarësisht se e mbyllën në vendin e tretë në grupin D, pasi shijuan fitoren, humbjen dhe barazimin, por bindën në fazën e eliminimit direkt.

Në 1/8 e finales e mposhtën bindshëm Rumaninë 3:0, për të kaluar në çerekfinale, ku u përballen me Turqinë, me të cilët fituan pas një përmbysje të rezultatit, për të arritur këtu, në mesin e katër kombëtareve më të mira.

Në anën tjetër, Anglia përfundoi e para në grupin e saj, por në asnjë ndeshje nuk bindi me paraqitje.

Përkundër përbërjes me emra të medhenj, ata patën performancë të varfër në fushë. Nga tri ndeshje në grup, vetëm një e fituan, ndërsa në dy të tjera barazuan, për të vazhduar në 1/8 e finales, ku fituan me shumë vështirësi në vazhdime ndaj Sllovakisë dhe atë fal golit të Bellingham në sekondat e fundit të ndeshjes, për ta çuar ndeshjen në vazhdime, ku më pas Harry Kane e vulosi fitoren.

Në çerekfinale përsëri patën probleme të mëdha, pasi u përballen me Zvicrën, me këta të fundit që ishin në epërsi të parët, por kësaj radhe Bukayo Saka e çoi ndeshjen në vazhdime, me Tre Luanët që fituan në penallti, për të arritur në gjysmëfinale.

Zyrtarët e takimit Holandë - Angli

Përballja e sotme zhvillohet në stadiumin e Borussia Dortmundit me fillim nga ora 21:00 dhe do të gjykohet nga gjermani Felix Zwayer, i ndihmuar nga Lupp e Achmuller në vijat anësore. Gjyqtar i katërt është Daniel Siebert, ndërsa në VAR Bastian Dankert.

Natyrisht, si nga dita e parë që Anglia ishte favorite kryesore për të fituar krejtësisht turneun, edhe sot do të jetë e favorizuar ndaj Holandës në letër, por këta të fundit kanë treguar se dinë të paraqesin probleme të mëdha në fushë, dhe do të na presë një ndeshje e madhe në Dortmund.

Kujtojmë se finalja e madhe e Evropianit ku Spanja do të përballet me fituesin e sotëm, zhvillohet në Olympiastadion në Berling, më 14 qershor, me fillim nga ora 21:00.

Lajme të ngjashme