Holanda fiton derbin ndaj Belgjikës, Polonia mund Uellsin - NACIONALE

Holanda fiton derbin ndaj Belgjikës, Polonia mund Uellsin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Holandës ka shënuar fitore minimale ndaj Belgjikës (1:0), derisa Polonia triumfoi ndaj Uellsit (0:1).

Ndeshja më interesante ishte padyshim mes Holandës dhe Belgjikës, derisa rezultati minimal doli të jetë 1:0.

Derbi ishte tejet interesant, me Belgjikën që rrezikoi menjëherë përmes Axel Witsel që dështoi nga afërsia me kokë (32').

Holanda pastaj u përgjigj përmes Denzel Dumfries që krijoi një mundësi të mirë, por Thibaut Courtios befasoi të gjithë me një tjetër super pritje që t’ia mohojë golin (50').

Belgjika pastaj kisthe një tjetër rast përmes Onana, mirëpo kjo gjuajtja e tij përfundoi jashtë rrjetës.

E vetëm disa minuta më vonë, Virgil van Dijk i dha epërsinë njëkohësisht fitoren Holandës me një gol të bukur me kokë (73').

Belgjika tutje provoi që të barazonte rezultatin e të këndellej, por që assesi nuk e arriti.

Kështu, Holanda kalon direkt në play-off të Ligës së Kombeve si lider nga grupi i katërt, liga A, me 16 pikë të mbledhura, derisa Belgjika renditët në pozitën e dytë me 10 pikë në tabelë.

Ndërsa, nga ana tjetër, Polonia ka shënuar fitore të vështirë në udhëtim te Uellsi me rezultat 0:1.

Kjo lojë ishte interesante, me vendasit që kishin raste të shumta, më shumë se mysafirët, por që Polonia arkëtoi pikët e plota.

Ishte sulmuesi Karol Swiderski që realizoi nga afërsia golin e vetëm në këtë sfidë pas një asistimi të mrekullueshëm të Robert Lewandowskit (58').

Gareth Bale i Uellsit kishte një rast të artë nga gjashtë metra distancë, mirëpo gjuajtja nuk ishte e saktë duke e dërguar në rrjetë.

Me këtë fitore, Polonia e mbaron këtë grup si pozitë e tretë në tabelë me shtatë pikë të mbledhura, derisa Uellsi bie në ligën B, me një pikë të tubuar.

Lajme të ngjashme