Holanda bindëse ndaj Kanadasë
Kombëtarja e Holandës ka shënuar fitore bindëse në miqësoren ndaj Kanadasë.
Holandezët kanë treguar se pse mund të jenë befasi në “Euro 2024”, duke triumfuar me rezultat 4:0.
Holanda e nisi shumë më mirë, duke ndërtuar disa aksione të bukura dhe rrezikuar me Wijanldum e Jeremie Frimpong, mirëpo të dy dështuan t’i finalizonin.
Ishte Memphis Depay që e kaloi Holandën në epërsi pas një asistimi preciz të Frimpongut (50’).
Pas kësaj, Holanda ishte shumë më dominuese. Frimpong u gjend në vendin e duhur pas një aksioni të shpejtë për ta dyfishuar epërsinë (57’).
Kurse, Wout Weghorst u përkujdes për golin e tretë, duke realizuar nga afërsia pas një asistimi të Schouten (63’).
Ndërkohë, kapiteni Virgil van Dijk e vulosi fitoren me një gol të bukur me kokë (85').
Holanda pas katër ditëve do ta zhvillojë miqësoren e fundit para Evropianit, ku do të përballet me Islandën.